Qeveria ka vendosur një bllokim 7-ditor për të gjithë qytetarët e kryeqytetit australian, Canberra pas identifikimit të një rasti me Covid. Rreth 400,000 banorë të këtij qyteti do të karantinohen duke filluar nga sot, duke ndjekur shembullin e miliona australianëve të tjerë në pjesën juglindore të vendit.
“Ky është rreziku më serioz me të cilin jemi përballuar në rajon që nga fillimi i vitit, edhe që nga fillimi i pandemisë,” tha Andrew Barr, kryeministri Australian.
Më shumë se 10 milion australianë që jetojnë në dy qytetet më të mëdha të vendit, Melburn dhe Sidnei, aktualisht janë në karantinë. Autoritetet shpresojnë se kjo do të zvogëlojë numrin e rasteve.
Gjithashtu edhe pjesa më e madhe e Uellsit të Ri Jugor ndodhet në karantinë. Gati 6,500 raste janë raportuar në vend që nga mesi i qershorit. Gjatë 18 muajve të pandemisë, politika australiane e një fushate testimi dhe gjurmimi intensiv, bllokimi dhe mbyllja e kufijve të vendit kanë rezultuar efektive.
Por fushata e vaksinimit është e ngadaltë, me pak më shumë se 20% të australianëve që janë vaksinuar plotësisht.
Australia ka regjistruar deri më tani 37,500 raste dhe 946 viktima./abcnews.al