Agim Canaj, trajneri i njohur shqiptar, është i ftuar në Pressing në ABC News, aty ku po jep analizën e tij për ndeshjen e Shqipërisë në transfertë kundër Lituanisë, e cila u mbyll me rezultatin e bardhë 0-0. Në fjalën e tij, Canaj u shpreh:
“Ajo që është shumë e rëndësishme, dhe ju që po ngulmoni (drejtuar Bulkut), është skema me 3 (qendërmbrojtës). Ka tre ose katër prurje që janë shumë të mira. Dermaku, Gjimshiti dhe Kumbulla, në ndeshjet që kanë luajtur, kemi pasur rezultat pozitiv në aspektin mbrojtës.
Ajo që unë shikoj, si me Kazakistanin, si me Lituaninë, është se mbrojtja bëri ndeshje shumë të mirë. Për Veselin, e shpjegoi mirë Josa, është lojtar qendre e jo në krah. Veseli nuk jep gjatësi në linjën e djathtë.
Nëse Veseli do të shtynte përpara, edhe Dermaku, edhe Kumbulla do të avanconin me topin, pasi kundërshtari do të tërhiqej për të mbuluar daljen e Veselit nga e djathta”, u shpreh Canaj./abcnews.al