Trajneri i njohur shqiptar, Agim Canaj, është i ftuar në Pressing, në ABC News. Canaj foli për ndeshjen Bylis-Tirana, që është padyshim kryefjala e futbollit shqiptar e ditës së sotme.
“Unë kam ndërruar shumë skuadra e shumë presidentë dhe Halili është një ndër presidentët më pak të përfolur. Tirana është një klub 24 herë kampion, ka pasur shumë presidentë, ka shumë vite klub, 100 vite. Kam shumë respekt për Halilin, por kjo është diçka e veçantë.
Unë nuk mund t’i vë një pikëpyetje të madhe, por teknikisht, ka shumë gjëra që bien në kundërshtim me parimet e futbollit. Në fillim të pjesës së dytë, hoqe katër lojtarët kryesorë të grupit që kishte Tirana, që ishte grupi B. Teknikisht, u veprua gabim te Tirana. Nëse pretendon për Kupën, duhet të luante ndryshe”, tha Canaj mes të tjerash./abcnews.al