Cana: Kombëtarja do të përmirësohet dhe ka të ardhme

schedule16:52 - 8 Shtator, 2018

schedule 16:52 - 8 Shtator, 2018

Kombëtarja shqiptare do të përmirësohet me kalimin e kohës dhe ka të ardhme shumë të mirë. Kështu gjykojnë dy prej ish-lojtarëve të shquar, Lorik Cana e Hamdi Salihi.

Dikur kanë qenë shtylla të këtij ekipi. Lorik Cana apo Hamdi Salihi janë pjesë e historisë së kombëtares, ndërsa vazhdojnë t’i qendrojnë pranë skuadrës, siç bënë edhe në ndeshjen ndaj Izraelit.

Ish-kapiteni pati vlerësim të dyfishtë.

“Ka shumë gjëna që duhen përmirësuar nëse duam rezultate të m,ira është një shije shumë mirë filluam me fitore ndaj një kundërshtario jo të kehtë dhe me përgatiot lojën”.

Cana veçoi disa prej lojtarëve që i cilësoi të rëndësishëm.

“Binakun, mbrojtësin e krahut të majtë nuk e kisha parë asnjëherë live dhe më bëri përshtypje shumë të mirë. Tomasi tregoi lojë cilësore e në nivel, në momente kuçe u tregua gati. Fredi shpëtoi dy- tre raste deçizive”.

Ja edhe fjalët e ish-sulmuesit spektakolar, Hamdi Salihi.

“Kemi të rinj shumë të mirë dhe trajnerin që i jep shansin shumë të rinjve, fillimi i mbarë, por të jemi më këmbë në tokë”. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!