Cana i bindur nga Reja, Strakosha: Shqipëri që të jep shpresë për të ardhmen

schedule10:47 - 7 Shtator, 2020

schedule 10:47 - 7 Shtator, 2020

Të ftuar mëngjesin e kësaj të hëne në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” ishin dy ikonat e futbollit shqiptar Foto Strakosha dhe Lorik Cana. Ish-portieri dhe ish-kapiteni i Kombëtares folën për Kombëtaren Shqiptare, për fitoret dhe për ndeshjen që pritet të luhet ditën e sotme mes Shqipërisë dhe Lituanisë në stadiumin “Air Albania”. I pyetur nga gazetari Enkel Demi për trajnerin e Kombëtares Edi Reja, ai tha:

Për sa i përket veprimeve sulmuese, më pëlqeu. Në ndeshjen e fundit ekipi kombëtar filloi duke bërë presing që në sulm, madje është mbështetur mirë nga mesi i fushës. Them se është një ngacmim pozitiv dhe mbresëlënës dhe për të patur shpresë për në të ardhmen për t’u bërë akoma më mirë”, tha Strakosha.

Ndërkohë, ish-kapiteni Lorik Cana u shpreh i bindur nga trajneri Edi Reja teksa tha “për sa kohë sa do të qëndrojë në krye të Kombëtares, jam i sigurt që do të bëjë mirë.”

“Me kohën, duke kaluar me një numër të madh lojtarësh, ekipi fillon dhe bëhet edhe më cilësor. Patjetër ekipi kombëtar rritet, kërkesat rriten dhe kjo është pikërisht çfarë ka ndodhur gjithë këto vite.  Kur e përjeton një kualifikim në fund, pastaj një kualifikimi të tillë deri diku dhe pritet.

Duhet që të ketë një frymë të dytë për të ecur përpara, duke patur dhe parasysh që Kosova ka përfaqësuesen e vet dhe Shqipëria të veten. Besoj se Reja ka ardhur me një ide shumë të qartë dhe ka përvojë të madhe. Për sa kohë sa do të qëndrojë në krye të Kombëtares, jam i sigurt që do të bëjë mirë.”, tha Cana. xh.d/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!