Cammarata: Tani e tutje kujdes nga Apolonia, fituam ndaj një skuadre të fortë

schedule16:10 - 16 Janar, 2021

schedule 16:10 - 16 Janar, 2021

Apolonia ka marrë shtatë pikë në tre ndeshjet e fundit. Fabrizio Cammarata, trajneri italian i fierakëve, në lidhje direkte me emisionin “Gol pas Goli” në Supersport u shpreh:

“Ishte shumë e vështirë sepse kishim përballë një skuadër të fortë. Çunat sot treguan shumë karakter dhe kishin dëshirë të madhe për të fituar. Që kur kam ardhur skuadra po stërvitet shumë mirë, e shoh edhe gjatë seancave. Ata janë shumë të rinj dhe detyra ime është t’i rris sa më shpejt.

Raste të humbura? Se jemi në fund të tabelës, një problem e kemi. Detyra ime është t’i përmirësoj si në sulm, ashtu edhe në mbrojtje. Do mbrohemi mirë dhe çdo skuadër, që do vijë këtu do ketë më shumë kujdes sepse do përballet me një skuadër më të mirë.

Gjëja e parë që kam bërë këtu i kam dhënë besim skuadrës dhe jam përpjekur tu jap ekuilibër. Pak nga të gjitha sepse nëse kam ardhur këtu kam besuar se skuadra ka vlera dhe pak nga pak do i arrijmë të gjitha”, u shpreh Cammarata. /abcnews.al