Shawn Mendes dhe Camila Cabello kanë surprizuar fansat me një dhuratë të hershme për Krishtlindje. Ata kanë publikuar “The Christmas Song” dhe të ardhurat e mbledhura do të shkojnë për fondacionin “Feeding America”, përveç shumës prej 100 mijë dollarësh që dhuruan vetë.
“Transmetimet do të mbështesin ata që kanë nevojë tani dhe për ta nisur këtë, ne po dhurojmë 100 mijë dollarë për “Feeding America”. Ju duam shumë të gjithëve dhe shpresojmë ta shijoni këtë këngë gjatë një feste shumë të sigurt dhe të gëzuar.”, ka shkruar ndër të tjera Camila.
Ndërkohë, 22-vjeçari shkroi një mesazh të ngjashëm në lidhje me dhurimin e tyre prej 100 mijë dollarësh për të mbështetur ata në nevojë për organizatën më të madhe në vend për t’ju ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë. /abcnews.al