Çamët bashkëpunëtorë të nazistëve? Libri i ushtarakut grek gënjen qysh në kopertinë

schedule08:46 - 31 Dhjetor, 2020

schedule 08:46 - 31 Dhjetor, 2020

Nga Arben Llalla

Libri i sapo dalë në qarkullim në Greqi flet për çamët që gjoja paskan qenë bashkëpunëtorë të gjermanëve. Por, qysh në kopertinë libri të zhgënjen, sepse fotoja e përdorur tregon myslimanët e Bosnjes, trupat mbështetëse Waffen SS që përshëndeten nga Myftiu i Jeruzalemit, Amin al Husseini dhe nuk kanë kurfarë lidhje me çamët, siç pretendon autori i librit dr. Andonis Th. Dalamanga.

Çështja me një foto në kopertinë të librit është një histori e dhimbshme për autorin dhe pretendimet e tija se çamët na paskan qenë bashkëpuntorë të nazistëve.

Libri ka shumë materiale të falsifikuara për çamët dhe historinë e tyre të tragjike. Kështu kanë bërë përherë grekët, të cilët e kanë ndërtuar historinë e tyre në gënjeshtra dhe mite.
Andonis Th. Dalamangas ka lindur në Gorgomilo të Prevezës dhe është ushtarakë i lartë i ushtrisë së Greqisë, ka qenë drejtues i lartë i Shtabit të Përgjithshëm i Ushtrisë greke dhe përfaqësues i i saj në NATO.

Natyrishte oficeri i lartë është i ftuar të përballet me dokumentat historike për çamët, të cilat kanë për t’ia përplasur në fytyrë gënjeshtrat e tij./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!