Cameron: Ukraina ka të drejtë të godasë Rusinë duke përdorur armët tona

schedule10:56 - 3 Maj, 2024

schedule 10:56 - 3 Maj, 2024

Cameron ishte në Kiev ditën e djeshem, ku premtoi 3 miliardë paund ndihmë ushtarake vjetore për Ukrainën për aq sa kohë sa të ishte e nevojshme. Ai shtoi se Ukraina kishte të drejtë të përdorte armët e ofruara nga Britania për të goditur objektivat brenda Rusisë dhe se i takon Kievit nëse do ta bënte këtë.

“Ukraina e ka këtë të drejtë. Ashtu si Rusia po godet brenda Ukrainës, ju mund ta kuptoni plotësisht pse Ukraina ndjen nevojën që të mbrohet,” tha Cameron.

Sekretari i Jashtëm tha se mbështetja e vazhdueshme nga Britania do të duhet të vijë në formën e ndihmës financiare. Në takimin e tij të dytë në Kiev, si sekretar i jashtëm ai u takua me ministrin e Jashtëm të Ukrainës Dmytro Kuleba dhe Presidentin Volodymyr Zelensky.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!