Cameron Diaz tregon arsyen pse hoqi dorë nga aktrimi

schedule10:09 - 7 Gusht, 2020

schedule 10:09 - 7 Gusht, 2020

Cameron Diaz, e cila zyrtarisht u tërhoq nga aktrimi në 2018, ka shpjeguar përse mori këtë vendim. Aktorja e “Charlie’s Angels”, tashmë 47 vjeç, ka rrëfyer në një intervistë me Gwyneth Paltrow se për shkak se ishte shumë e përkushtuar tek aktrimi, kuptoi se nuk kishte “hapësirë për jetën e saj personale”

Aktorja tha se gjeti “paqe” kur u largua nga aktrimi, dhe se më në fund do të kujdesej për veten e saj. 47 vjeçarja është nominuar për katër “Golden Globes” gjatë karrierës 20-vjeçare, të cilën e ka nisur që nga 1994. Ajo njihet më së shumti për rolet e saj në “The Mask”, “There’s Something About Mary” dhe “Vanilla Sky”, shkruan abcnews.al.

Është diçka e çuditshme për tu thënë, shumë njerëz nuk kanë për ta kuptuar, e di që ti do e kuptosh, por ishte aq e lodhshme të punoje në ato nivele dhe të ishe dikush që gjithçka e ndan me publikun.  Shpenzoja shumë energji, jo vetëm për punën si aktore, por edhe për të gjithë daljet publike, intervistat, gjithçka më merrte gjithë energjinë që kisha.”, tha Diaz. Diaz është e martuar me këngëtarin Benji Madden, dhe u bë nënë në fillim të këtij viti. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!