Cameron: Britania do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën dhe OSBE-në

schedule15:32 - 30 Nëntor, 2023

schedule 15:32 - 30 Nëntor, 2023

Shefi i diplomacisë britanike, David Cameron, tha në Shkup se Britania e Madhe do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën dhe OSBE-në.

Cameron u tha ministrave të jashtëm të vendeve pjesëmarrëse në samitin e 30-të të OSBE-së se Mbretëria e Bashkuar do të qëndrojë pranë Ukrainës për aq kohë sa të jetë e nevojshme dhe do të vazhdojë të ofrojë mbështetje morale, diplomatike, ekonomike dhe ushtarake.

Siç njoftoi delegacioni britanik në samitin e OSBE-së në Shkup, Cameron tha gjithashtu se Rusia është përgjegjëse për konfliktin, se veprimet e tyre janë të pajustifikueshme dhe se të gjitha 10 parimet e Aktit Final të Helsinkit, mbi të cilat mbështeten marrëdhëniet ndërmjet shteteve, janë shkelur.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!