Çamëria, zbeh madhështinë e Aleancës Idrizi kritik ndaj Berishës: Asnjë çam në listën e mbyllur

schedule15:28 - 8 Prill, 2025

schedule 15:28 - 8 Prill, 2025

Koalicioni shumëngjyrësh opozitar po tronditet ende pa filluar fushata. Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi nga Saranda ka kritikuar Berishën se nuk ka përfshirë asnjë çam në listën e mbyllur. Këtë deklaratë Idrizi e bëri në prezantimin e kandidatit të tij për qarkun e Vlorës, aty ku doktori në vend të një çami, siguroi një grek Vangjel Dulen.

“Jam shumë i keqardhur dhe këtë duhet ta kuptojmë të gjithë bashkë që të dyja partitë e mëdha nuk kanë asnjë nga shqiptarët e Çamërisë në listat e sigurta. Kemi arritur tani në pikën që në çdo palë zgjedhje në çdo qark, ngaqë përpara nuk i llogarisnin, tani i venë nga 4, 5 6 kandindatë gjithmonë, nga shqiptarët e Çamërisë. Kryesisht dalin nga radhët tona. Është hera e parë që, as PD-ja as PS-ja, nuk ka asnjë çam në listë të sigurt dhe kjo nuk është rastësi. I kanë kështu, i sjellin të gjithë të mbushin, të marrin sa të marrin që të mos dali PDIU-ja”

Idrizi siguroi të vetët se me të nuk ka asnjë koalicion, pasi ka firmosur vetëm me Berishën. Hatërmbetjet e listave po plasin edhe disa ditë para nisjes së fushatës.

“Besoj e keni dëgjuar edhe ju edhe dua ta sqaroj për ju dhe për të gjithë të tjerët, këtë histori që jemi bërë me Dulen. Jo vetëm që s’ka asnjë lidhje. Ne na duhej që të bënim këtë koalicion të detyrueshëm dhe sigurisht që unë kam nënshkruar dhe kam bërë koalicion vetëm me PD-në dhe me Sali Berishën. Me Dulen ka bërë Partia Demokratike”

Berisha nuk i pranoi Idrizit dy mandate të sigurta, dhe e barazoi me Vangjel Dulen. Kreu i PDIU vendosi në fund të garojë vetë në listë të hapur e të sigurojë Mesila Dodën në Tiranë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!