“Çamëria”, plagë e pashëruar/ Idrizi: Politika në sherrnajë, heshtje në parlament

schedule12:46 - 27 Janar, 2024

schedule 12:46 - 27 Janar, 2024

“Çamëria është plagë që politikanët tanë nuk ia dolën kurrë ta shëronin”.

Me këtë koment në 33-vjetorin e krijimit të Shoqatës Çamëria, kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi shigjetoi dhe situatën politike konflitkuale në vend.

“Sot jemi fatkeqësisht miqtë e mi në një situatë politike me shumë tensione dhe sherrnaja, ku politika duhet të ishte vendi i të urtëve. Besoj e keni parë që sa herë permendet emri i Çamërisë në parlament të gjithë heshtin”.

E përmendi këtë edhe për të theksuar kontributin që mund të japin partitë e mëdha në vend, për zgjidhen e çështjes çame.

Edhe çamët, u shpreh kreu i PDIU-së, kërkojnë që mes dy vendeve fqinje të ketë raporte të mira dhe kjo duhet të ndodh me hapin e hapë, abrogimin e ligjit të luftës.

Apo të shmangen sic ai tha njerëz që nxisin konflikte, duke përmendur Belerin.

“Të vësh Belerin kandidat, është vënë aty si kalë troje për të nxitur këto konflikte”.

Kreu i PDIU-së në vijim foli për një kalendarë më të ngjeshur të aktiviteteve që do i kushtohen cështjes came./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!