Nottingham Forest po afrohet me Callum Hudson-Odoi pasi janë në bisedime të avancuara me Chelsea për një lëvizje, sipas The Athletic.
Një publikim i Athletic raporton se negociatat e Nottingham me Chelsea janë në rrugë të mbarë dhe ka shumë gjasa që anglezi të largohet nga “blutë”.
Mesfushori 22-vjeçar ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me Chelsea dhe nuk është në planet e Mauricio Pochettino për sezonin e ri.
Sezonin e kaluar kujtojmë se ai luajti në formë huazimi te Leverkusen, duke regjistruar 21 paraqitje me një gol dhe një asistim. /G.D abcnews.al/