Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se mashtrimet me call center janë raste të përsëritura, teksa iu referua një operacioni të fundit të SPAK me autoritetet gjermane, ku u zbulua një dëm prej 10 milionë eurosh.
Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Karamuço u shpreh se duhet të merren masa dhe të ketë një prokurori aktive në bashkëpunim me krimin kibernetik.
Ndërsa gazetari Ervin Leka tha se Enea Sulejmani është cilësuar si një prej drejtuesve të skemës, që shkaktoi një dëm me shifra kolosale.
Ervin Karamuço: Është një rasti i përsëritur. Një rast që mua nuk më vjen mirë që vijnë agjentë speciale nga Gjermania dhe marrin pjesë në operacione. Është një rasti i cili duhet të na vërë në pozita pune, mos të nxitemi nga letërporositë, por ne duhet të kemi një prokurori e cila në mënyrë proaktive nis fillon dhe interesohet me krimin kibernetik se çfarë po bëhet me call centrat në Shqipëri. Duhet të jetë një monitorim i vazjhdueshëm. Ne duhet ta bëjmë vetë parandilimi. Masat parandaluese duhet t’i marrim vetë.
Ervin Leka: Bëhet fjalë në dhjetor të vitit 2023, ku autoritetet gjeremane zbuluan edhe mashtrime që bëheshin me anë të call center, me investime në forex, për të dyfishuar paratë duke mashtuar shtetas të ndryshëm. Bëhet fjalë 10 mijë mashtrime në total, me shifrën 10 milionë euro, dëm i konsiderueshëm. Autoritetet gjermane e kanë cilësuar si një nga dëmet më të mëdha në Evropë, pasi bëhet fjalë për shifra kolosale. Në Shqipëri bëhet fjalë për Enea Sulejmanin, i cili cilësohet si një nga drejtuesit e kësaj skeme, ku kishte një qendër në Tiranë për call cneter. Katër qendrat e tjera ishin në katër vende të Ballkanit, Serbi, Bosnje dhe Hercegovina dhe shtete të tjera, si edhe në Liban.