Calhanoglu, Donnarumma dhe Leao: Shumë zhurmë te Milani për merkaton

schedule13:55 - 6 Prill, 2021

schedule 13:55 - 6 Prill, 2021

Milani pritet të pësojë disa ndryshime këtë verë. Emra të rëndësishëm mund të lënë kuqezinjtë. Deri më tani drejtuesit nuk kanë arritur të gjejnë gjuhën e përbashkët për rinovimin me Hakan Calhanoglu.

Mesfushori turk po lakohet si opsion për Juventusin, ndërkohë që nga Anglia janë më konkretë. Sky Sport Italia raporton se Arsenali e ka kontaktuar fantazistin e Milanit me objektivin që të zëvendësojnë Martin Odeegard, të cilit i mbaron huazimi në qershor.

Drejt largimit është sulmuesi Mario Mandzukic, i cili ka luajtur vetëm katër ndeshje në Serie A me kuqezinjtë. I afruar në janar, kroati ka një klauzolë për të rinovuar edhe për nëj sezon. Gjithsesi në Itali janë të sigurt që do e lënë të lirë.

Ndryshe është situata për Rafael Leao, i cili nuk mund të largohet falas. Te Milani janë të dyzuar për 21-vjeçarin portugez. Talenti i tij nuk vihet në diskutim, por nëse në zyrat e klubit mbërrin një ofertë që kap shifrën e 40 milion eurove, atëherë mund të shitet.

Më e komplikuar është situata e Gigio Donnarumma. Deri më tani Milani i ka ofruar 8 milion euro në sezon dhe kështu portieri do të bëhej më i paguari i skuadrës. Gjithsesi Gazzetta dello Sport shkruan se ai ka marrë një tjetër propozim.

Bëhet fjalë për një ofertë me pagë 12 milion euro në sezon dhe sipas gazetës italiane të dhënat të çojnë te PSG, skuadër që mund të jetë në kërkim të një zëvendësuesi për portierin Keylor Navas. /abcneës.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!