Calhanoglu: Asllanin e kam si vëlla të vogël

schedule08:22 - 25 Tetor, 2023

schedule 08:22 - 25 Tetor, 2023

Pas fitores 2-1 te Inter ndaj Salzburg, Hakan Calhanoglu ka folur ndër të tjera edhe për mesfushorin e kombëtares shqiptare të futbollit, Kristjan Asllani, të cilin theksoi se e ka si vëlla të vogël.

Më tej, mesfushori turk shtoi se Asllani po rritet, por sipas tij i duhet vetëm pak durim.

“Asllani po rritet. Ai është vëllai im i vogël, është i fortë, dëshiron të luajë, ka nevojë për durim. Ne jemi një ekip, duhet të qëndrojmë të bashkuar. Të gjithë janë të rëndësishëm. Unë bëj më të mirën për këtë fanellë”-tha Calhanoglu./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!