Calavera zhvillon takimin e parë me kryenegociatorin e Shqipërisë, Zef Mazi

schedule14:12 - 28 Shtator, 2020

schedule 14:12 - 28 Shtator, 2020

Genoveva Ruiz Calavera, drejtore për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Europian ka zhvilluar takimin e parë me kryenegociatorin e Shqipërisë për integrimin në BE, Zef Mazi.

Lajmin e ka bërë të ditur në  një postim në rrjetet sociale vetë Calavera. “Takimi i parë shumë i mirë me Kryenegociatorin e Shqipërisë Zef Mazi dhe ekipin sot”, shkruan Calaverqa mes të tjerash.

Ajo thekson se kanë zhvilluar një diskutim, ndërsa nënvizon rëndësinë e vazhdimit të reformave.

Siç thotë Calavera gjithashtu folën për progresin e Shqipërisë përpara paketës së zgjerimit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!