Calafiori në qendër të vëmendjes, pas “yllit” italian vihen edhe “gjigantët” e Londrës

schedule15:31 - 2 Korrik, 2024

schedule 15:31 - 2 Korrik, 2024

Me shumë mundësi do të jetë një nga më të kërkuarit në këtë merkato vere. “Shtatlarti” italian i prapavijës së Bologna, Riccardo Calafiori është kthyer në një nga “yjet” e këtij Kampionati Evropian të futbollit dhe pasi spikati me lojën e tij në Serie A, tashmë i ka mahnitur të gjithë, si në Premier League, ashtu edhe në LaLiga, me “Galaktikët” e Real Madrid që janë vënë pas tij.

Mirëpo, sipas raportimeve më të fundit, të gazetarit të mirënjohur të merkatos, Fabrizio Romano, përveç 15 herë kampionëve të Evropës, për shërbimet e Calafiori interesohen gjithashtu edhe “gjigantët” e Londrës, Arsenal e Chelsea, me “Blutë” që pas nënshkrimit me teknikun Maresca, po afrojnë çdo lojtar të kërkuar nga italiani dhe në këtë listë është edhe “ylli” i prapavijës.

Performancat në rritje të Calafiori kanë ndikuar në ngritjen e çmimit të kartonit të tij, me “Kuqeblutë” emiljanë, që kërkojnë të paktën 40 milionë euro, teksa sezonin e kaluar Calafiori luajti 33 ndeshje për skuadrën e Bolonga, duke qenë një nga figurat e skuadrës që arriti vendin e pestë në Serie A, që garanton pjesëmarrjen në Champions League. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!