Caktohet seanca e parë gjyqësore për Saimir Tahirin

schedule15:43 - 16 Prill, 2019

schedule 15:43 - 16 Prill, 2019

Ish-ministri i brendshëm, Sajmir Tahiri do ulet në bankën e të akuzuarve më 19 qershror.

Më 19 qershor do të nisë procesi gjyqësor për Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Pas përzgjedhjes së gjyqtarëve, këtë të Martë është caktuar edhe data e seancës së parë ndaj ish-ministrit, i cili do të ulet  në bankën e të akuzarve.

Treshja që do të gjykojnë Tahirin janë Ardit Mustafaj, Flora Hajredinaj dhe Irena Gjoka. Procesi i Sajmir  Tahirit do të zhvillohet me procedurë të përshpejtuar, pasi Ish-ministri kërkoi gjykim të shkurtuar, pa pranuar akuzën, duke këmbëngulur se është i pafajshëm.

Bashkë me të, të pandehur janë edhe tre ish-zyrtarët e lartë të Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, Gjergj Kohila e Sokol Bode. Prokuroria për Krime të Rënda i mbylli hetimet më 28 shkurt dhe dërgoi dosjen e Saimir Tahirit në Gjykatë me akuzën për “Trafikim të lëndëve narkotike” në kuadër të grupit të strukturuar kriminal “Habilaj” dhe “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!