Federata Italiane e Futbollit ka caktuar ditën e sotme gjyqtarin për finalen e Kupës së Italisë. Ndeshja finale i është besuar Daniele Doverit, i cili do të vendosë drejtësi në ndeshjen mes Napolit dhe Juventusit.
Kjo do të jetë ndeshja e parë finale për gjyqtarin italian që do të drejtojë. 42-vjeçari ka gjykuar 17 takime këtë sezon, ku ka dhënë 63 kartona të verdhë, 2 të kuq dhe ka akorduar vetëm 1 penallti.
Ndërkohë arbitri i katërt do të jetë Gianpaolo Calvarese dhe në dhomën e VAR-it do të jetë Massimiliano Irrati. Ndeshja është caktuar ditën e mërkurën në 17 qershor në “Staddio Olimpico” në Romë. /abcnews.al