Cakaj: Shpërndahen libra falas për 4 mijë nxënës shqiptarë në Luginën e Preshevës

schedule15:05 - 8 Shtator, 2020

schedule 15:05 - 8 Shtator, 2020

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj bëri me dije se me mbështetjen financiare të qeverisë së Shqipërisë e Kosovës, është bërë e mundur shpërndarja falas e teksteve shkollore për nxënësit shqiptarë në Luginën e Preshevës.

“Do të shpërndahen rreth 20.000 libra dhe do të përfitojnë 4.000 nxënës shqiptarë. Kjo mbështetje do të kontribuojë në forcimin e arsimit në gjuhën shqipe e në rritjen e cilësisë së edukimit në Luginën e Preshevës”, shprehet Cakaj.

Statusi:

Në ndërkohë një punë e vyer nga Këshilli Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës …

Me mbështetjen e drejtpërdrejtë financiare nga Qeveria e Shqipërisë e Kosovës, Këshilli Kombëtar Shqiptar sot ka filluar shpërndarjen falas të teksteve shkollore për nxënësit shqiptarë në Luginë të Preshevës. Atje do të shpërndahen rreth 20.000 libra dhe do të përfitojnë 4.000 nxënës shqiptarë.

Kjo mbështetje do të kontribuojë në forcimin e arsimit në gjuhën shqipe e në rritjen e cilësisë së edukimit në Luginën e Preshevës.

Përderisa mbetet ende shumë për t’u bërë, ne do të vazhdojmë me masa tjera për ta mbështetur pakursyer Luginën…

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!