Në orën 18:30 ishte kulmi i tubimit mbrëmjen e sotme, pasi protestuesit ngjitën shkallët e Kryeministrisë duke u përplasur me policinë.
Pasi çanë kordonin e policisë protestuesit hodhën tymuese e fishekzjarrë, ndërsa sumuan me gurë dhe sende të tjera të forta hyrjen e selisë së qeverisë duke e shkatërruar.
Situata u normalizua vetëm pas disa minutave, pasi policia shpërndau turmën me spraj me piper. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj. Protestuesit kërkojnë drejtësi për vrasjen e të riut Klodian Rasha, dje nga një efektiv policie.