Çahet tubacioni kryesor i ujësjellësit të Bogovës, tre qytete pa ujë të pijshëm

schedule20:39 - 9 Janar, 2021

schedule 20:39 - 9 Janar, 2021

Reshjet e pandërprera të shiut kanë bërë që masive e dheut të shkëputen dhe të dëmtojnë tubacionin kryesor të Ujësjellësit të Bogovës duke lënë pa ujë tre qytete, Berat, Poliçan dhe Kuçovë. Aktualisht po punohet për riparimin e këtij defekti.

Ndërkohë në fshatin Plirëz të Poliçanit ka ndodhur një tjetër çarje në tubacionin e ujit të pijshëm,si pasojë e shkarjeve të dheut në këtë zonë. Pozicioni në të cilit ndodhet tubacioni i Bogovës e bën atë gjithmonë të riskuar nga dëmtimet pasi reshjet shkarkojnë mbi të masive dheu.

Ujësjellës i Bogovës është ndërtuar 30-vite më parë dhe shtrihet përgjatë rrëzës së kodrave të zonës së Skraparit,ku terreni është tepër i vështirë. Gjatë stinës së dimrit,rrëshqitjet e masivëve të dheut e shkëmbinjve kanë sjellë çdo vit dëmtime serioze në tubacionin kryesor të ujit të pijshëm./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!