Një humnerë rreth gjashtë metra e thellë dhe dymbëdhjetë metra e gjerë u hap sot në via Zenodossio, rrethi Torpignattara në Romë.
Hapja e gropës së madhe bëri që dy makina të fundoseshin, një Mercedes SUV dhe një Smart, të cilat ishin parkuar përgjatë rrugës. Lajmi u raportua nga Romatoday.
Zjarrfikësit dhe oficerët e policisë lokale mbërritën në vendngjarje dhe vendosën perimetrin e sigurisë. Sipas të dhënave paraprake, rruga u shemb për shkak të një defekti në tubat e ujit që shkaktoi përmbytjen e një garazhi. g.v/abcnews.al