Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, u shfaq pak momente më parë në konferencën e zakonshme për shtyp një ditë para duelit me Cagliarin. Italiani vlerësoi maksimalisht kundërshtarin, por u shpreh se ekipi i tij e di mirë se çfarë do nga kjo sfidë. Ai gjithashtu u ndal dhe tek mungesat, rikthimi i Ibrës si dhe komentoi merkaton e bërë deri më tani.
CAGLIARI DHE MUNGESAT – “Kundërshtari ka më pak pikë nga sa meriton. Ne duhet të tregohemi të kujdesshëm dhe të marrim atë që duam. Kemi respkekt për to, pasi kanë lojtarë të fortë dhe me përvojë. Sigurisht që mungesat e Theos dhe Hakan janë të rëndësishme, por ekipi është i bashkuar dhe do t’i zëvendësojmë në mënyrën e duhur. Ne kemi gjetur shumë energji në këto situata”.

TITULLI I DIMRIT DHE RIKTHIMI I IBRËS – “Ne jemi duke bërë një punë të mirë dhe do të vazhdojmë kështi. TItulli i dimrit vlen pak dhe ne jemi të përqëndruar tek sfida e nesërme. Kthimi i Ibrës do t’i bëjë mirë ekipit, por ai duhet të gjejë ritmin. Zlatan është i gatshëm për Cagliarin”.
COVIDI DHE DËMTIMET – “Ne jemi të përgatitur dhe jemi mësuar tashmë me situatën. Këto janë çështje kritike dhe duhen të përballohen me vendosmëri. Para një muaji mund të bëja shumë zgjedhje, por tashmë këto janë mundësitë.
MEITE DHE MANDZUKIC – “Ai do ta bëjë më konkurrues ekpin. Më pëlqen shumë dhe e pashë të etur. Më pëlqentë dhe kur fliste, pasi tregonte se ishte një lojtar ambicioz. Ne nesër kemi një ndeshje shumë të rëndësishme dhe nuk mund të komentoj për lojtarët që nuk i kam në dispozicion. Kam shumë besim tek drejtuesit dhe jam i bindur se ata do ta forcojnë ekipin nëse munden”.

BESIMI NË EKIP DHE TIFOZËT – “Gjithmonë kemi patur besim moral dhe teknik. Tashmë jemi rritur shumë, por kemi ende vend për përmirësime. Ne kemi hipur në këtë tren për një udhëtim të gjatë dhe duam të qëndrojmë sa më mirë gjatë rrugës. Nuk mendoj se tifozët janë me moral të ulur, pasi të gjithë tregojnë besim dhe entuziazëm. Këto janë vështirësi për t’u kapërcyer dhe një ditë do të kthehemi si dikur”, përfundon Pioli. /abcnews.al

