Cadiz ndal Sevillën, skuadrat ndajnë pikët në “Estadio Ramon Sanchez Pizjuan”

schedule23:04 - 29 Prill, 2022

schedule 23:04 - 29 Prill, 2022

Sevilla zhvilloi me Cadiz ndeshjen e javës së 34-të të La Liga, takim që u mbyll me shifrat 1-1, me skuadrat që ndajnë kështu nga një pikë në “Estadio Raman Sanchez Pizjuan”.

Të parët në avantazh kaluan vendasit me En Nesyri Y ku në minutën e 7-të i asistuar nga Rakitic arriti të tunde rrjetën kundërshtare, ndërsa miqtë barazun në minutën e 66-të me Perez.

Skuadrat ndajnë nga një pikë, me Sevillën që bën një tjetër hap fals për vendin e dytë, ndërkohë nga krahu tjetër Cadiz merr një pikë në garën për mbijetesën. /f.a/abcnews.al