Mediat amerikane, duke marrë shkas nga mbërritja e presidentit Trump në selinë e OKB-së në Nju Jork, kanë publikuar detaje nga supermakina që transporton Donald Trump në çdo vend. NBC shkruan se automjeti i blinduar kushton 1.5 milionë dollarë dhe në të përmban dhe një frigorifer me llojin e gjakut të presidentit Trump.
Dyer që peshojnë sa ato të një avioni Boeing 757, me trashësi mbi 20 centimetra dhe dritare me xhama me shumë shtresa, e pajisur me armë të lehta dhe goma që janë në gjendje të funksionojnë edhe nëse janë të shpuara, dhe në veçanti, e pajisur me një frigorifer të mbushur plot me llojin e gjakut të Donald Trump. Televizioni NBC tregon “Cadillac One”, automjetin e blinduar që peshon 9 ton, me të cilin presidenti amerikan është shfaqur në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Bëhet fjalë për një limuzinë që kushton 1.5 milionë dollarë, një “Bishë” e vërtetë, siç dhe quhet, e gatshme të përballojë sulmet kimike me bombat e ndryshme. E projektuar për t’i rezituar çfarëdolloj sulmi terrorist, makina është prezantuar si një version i zgjatuar i “Cadillac XT6”. Natyrisht, është një ekzemplar unik. Edhe pse është e destinuar të përballojë çdo sfidë, asnjë automjet nuk është e padëmtueshme. Pavarësisht materialeve të përdorura janë një miks armature dhe çeliku, alumini dhe qeramike, të zgjedhura me qëllimin për t’i bërë ballë çdo kërcënimi, “Bisha” parashikon një masë shtesë në rast të plagosjes së presidentit. Një gamë të gjerë medikamentesh, mes të cilave edhe një frigorifer plot me kmapionin e gjakur të njëjtë me atë të kreut të Shtëpisë së Bardhë.
Por nuk mbaron këtu. Ka edhe shumë truke të tjera jo të dukshme që bëjnë të mendosh për disa filam të James Bond. “Bisha” është e pajisur me një sistem për shikim gjatë të natës, dorezat e derës mund të bëhen të elektrizuara, automjeti është në gjendje të lëshojë gaz lotsjellës dhe madje edhe të lëshojë një vaj të shkëlqyeshëm për të bërë që automjetet hipotetike që mund ta ndjekin atë të humbasin kontrollin. Gjithë kësaj, i duhet shtuar një sistem i sofistikuar i komunikimit, i cili sipas emetuesit mund të “qeverisë” përdorimin e armëve bërthamore./abcnews.al