Cabral zyrtarizohet te Fiorentina, “trashëgimtari” i Vlahovic do mbajë numrin 9-të

schedule13:25 - 29 Janar, 2022

schedule 13:25 - 29 Janar, 2022

Fiorentina ka njoftuar edhe afrimin e Arthur Cabral, vetëm 1 ditë pas largimit përfundimtarë të Dushan Vlahovic te skuadra e Juventusit.

23-vjeçari brazilian shikohet te skuadra vjollçë si “trashëgimtari” i sulmuesit serb, i cili tashmë pritet edhe debutimi i tij me Fiorentinën në ndeshjen e 5 shkurtit kundër Lazios në Seria A.

Lojtari brazilian do të mbajë numrin 9-të në fanellën e tij duke u bërë kështu me plot kuptimin e fjalës “trashëgimtari” i Vlahovic, i cili gjithashtu ka mbajtur te Fiorentina numrin 9-të.

Marrëveshja i ka kushtuar Fiorentinës 16 milionë euro në total dhe ata do t’i paguajnë sulmuesit brazilian 1.7 milionë euro neto për sezon.

Sulmuesi Cabral ka qenë fantastik këtë sezon për FC Basel, i cili ka bërë 31 paraqitje në të gjitha garat, ku ka shënuar 27 gola dhe ka dhënë tetë asistime.

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!