Humbja e zgjedhjeve për Partinë Demokratike ka prekur shumë dhe Gjinin e “Kosheres”. Ndonëse kanë kaluar disa ditë nga zgjedhjet e 25 Prillit, ai shprehet i zhgënjyer dhe i përlotur për zgjedhjet, pasi nuk mund ta pranojë rezultatin.
Në studion e spektaklit të humorit, krahas rezultatit, Gjini është revoltuar dhe për më tepër dhe për kërkesën e kritikëve të liderit demokrat, të cilët i kërkojnë dorëheqjen pas disfatës.
“Unë nuk kam pse mërzitem njëherë. A i bihet në qafë Llushit, po ca keni me të. Por ai është evropian, nuk i bën keq kujt, është holandez, ka kulturë tjetër. Duan që të iki prej PD dhe të vijë Fatbardh Kadilli me Bujar Nishanin.”, thotë aktori. /abcnews.al