“Ça ke që sheh?”, Mourinho kapet me presidentin e Lazios pas humbjes

schedule12:27 - 20 Mars, 2023

schedule 12:27 - 20 Mars, 2023

Roma nuk arriti të fitonte derbin kryeqytetas ndaj Lazios, pasi “shqiponja” fitoi me rezultatin 1-0. Në këtë derbi, tensioni është gjithnjë i lartë edhe kjo gjë spikat më së miri edhe prej kartonave të marrë gjatë 90 minutave.

Tensioni nuk përfundoi në fushë, por vazhdoi edhe në dhomat e zhveshjes, ku pati një diskutim me tone të larta mes mbrojtësit të Romës, Mancini, me Luis Alberton dhe Romagnolin. Prezent në këto momente kishte qenë presidenti i Lazios, Caludio Lotitto i cili u mundua të ulte disi gjakrat. Situata agravon edhe më keq kur në dhomat e zhveshjes futet Mourinho.

Sapo tekniku portugez pa Lotiton aty, filloi debati dhe iu desh të ndërhynin të tjerët për të qetësuar gjendjen.

“Pse sheh?”, iu drejtua Mourinho Lotitos.

“Po ti kush je? Ti pse sheh? Unë jam presidenti i Lazios, ti kush je? Je i skualifikuar, nuk mund të rrish këtu”, i kthehet Lotito portugezit.

Gjatë debatit ndëryn drejtori i Romës, Pinto, i cili merr më vete Mourinhon. Tekniku portugez mund të përballet me ndonjë gjobë pasi u gjend në dhomat e zhveshjes pasi ishte i skualifikuar./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!