Studiuesi dhe analisti Enver Bytyçi ka akuzuar kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama si projektuesin e idesë për ndarjen e Kosovës. Sipas tij presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është thejsht mbartës i këtij projekti që u iniciua në Beograd nga Vuçiç dhe Rama.
“Projekti është i oligarkisë financiare-ekonomike në Ballkan përfshirë edhe Shqipërinë. Thaçi projektin për ndarjen nuk e ka iniciuar, Thaçi thjesht po e mbart. Këtë projekt të ndarjes së territorit, e inicioi Rama me Vuçiç në Beograd”.
Ajo që ia përforcon më shumë besimin për këtë ide, Bytyçit është një shkrim i Karl Bildt.
“Por duhet t’i besoj dhe Karl Bild që Rama i ka shtruar problemin pse të mos e ndajmë Kosovën. Është diskutuar në prapaskenë mes Ramës dhe unë i besoj, përderisa Rama nuk i ka kontestuar shkrimet. Por zoti Rama që reagon për çdo mini akuzë nuk ka reaguar në mënyrë kategorike. Ideja është e Beodgardit, kanë marrë pastaj dakordësinë e Ramës, pastaj thaçi reagoi ashpër”– u shpreh Bytyçi, i cili shton se Rama dhe Thaçi kanë shkuar më tej, duke dashur të bindin Macron për ndarjen e Kosovës.
Sipas tij ndarja e Kosovës është fillimi i ndërtimit të Serbisë së madhe dhe një Shqipërie më të vogël sesa është sot.
“Kush e njeh historinë e marrëdhënieve shqiptaro-serbe është e pamundur të besojë se ndarja e Kosovës nuk do ketë impakt. Është fillimi i ndërtimit të Serbisë së Madhe, një Shqipërie më të vogël sesa është sot. Kosova nuk legjitimohet si shtet, por shuhet si shtet. Për mua bashkimi me Shqipërinë për humbje territoresh është shaktërrimi i Shqipërisë”.
Bytyci thekson se Serbia së pari duhet të ndjesë për krimet në Kosovë.
“Së pari Serbia duhet të kërkojë ndjesë për krimet në Kosovë. Janë vrarë 16 mijë shqiptarë, janë përdhunuar 20 mijë vajza shqiptare, janë djeg 121 mijë banesa e objekte.
Së paku një ndjesë është e detyrueshme, nëse je i siqertë në bisedimet që bën. Këtu fillon zgjidhja, në mes dy palëve në konflikt pala fajtore kërkon ndjesë aty fillon zgjidhja sakohë që pala fajtore këmbëngul në të drejtën e vet, kurrë nuk ka paqe”.
Duke shprehur qëndrimin e tij kundër ndarjes së Kosovës, Bytyçi akuzon Thaçin se nuk është i i interesuar për interesin e Kosovës, por për interesa personale të tij.
“E pamundur që një politikan shqiptar apo një shqiptar i thjeshtë të besojë që ndarja e Kosovës është në favor të shqiptarëve kam 1 mijë argumente kundër këtij opsioni dhe asnjë argument nuk më bind”
Bytyçi nuk beson se serbët janë armiqtë tanë, por thotë se ne jemi armiq të vetvetes, pas sipas tij përveç Thaçit askush tjetër nuk pajtohet ndarjen apo ndryshimin e kufijve.
“Jo nga ‘99 e këtej jemi ne armiqtë e vetvetes, po të isha serb në Kosovë do ndjehesha mirë. Të garantoj që nëse nuk ndërhyn politika e Beogradit, serbët do të ndjeheshin mirë. 30 mijë serbë janë në territorin që mund t’i ndahet Kosovës e bashkohen Beogradit, kurse 75 mijë janë në Kosovë brenda territorit.
Shoqëria shqiptare në Kosovë nuk pajtohet me ndarjen dhe ndryshimin e kufijve. Jam i bindur dhe kam testuar, e njoh opinionin nga rinia studentore dhe më rezulton se përveç Thaçit dhe disa njerëzve të paktë që e mbështesin atë, të tjerët janë kategorikisht kundër përfshirë edhe kryemisnitrin e Kosovës”.
Sipas tij do të kemi një spastrim etnik të planifikuar që bie ndesh me parimet evropiane të lirisë.
“Kjo do të thotë që në rast ndryshimi popullsia shqiptare do të reagojë, serbët do të tremben dhe do të ikin para se të fillojë matja e kufirit . Do kemi një spastrim etnik të planifikuar të heshtur që bie ndesh me parimet evropiane të lirisë për të jetuar sepse është imponim të lënë territoret e tyre, pronat e gjithçka dhe të largohen”./abcnews.al