Byroja e Kuvendit vendos “tërheqje vëmendjeje” për Berishën

schedule22:16 - 21 Dhjetor, 2018

schedule 22:16 - 21 Dhjetor, 2018

E ndërsa mazhoranca kërkoi përjashtimin e Sali Berishës nga Kuvendi pas deklaratës së bërë në foltore, Byroja parlamentare vendosi sot pasdite “tërheqje vëmendjeje” për ish-kryeministrin demokrat. Në mbledhjen, ku u morën edhe vendime të tjera, përfaqësuesit opozitarë nuk ishin të pranishëm.

Nuk i përjashtuan nga parlamenti dy figurat kryesore të Partisë Demokratike, por i tërhoqën vëmendjen për gjuhën e papërshtatshme.

“Byroja ka vendosur t’i tërheqë vëmendjen Bashës dhe kërkuam që sesioni i ri parlamentar të fillojë me një gjuhë parlamentare në respekt të Kushtetutës, të rregullores së Kuvendit, të Kodit të Sjelljes dhe të jetë frymëzuese, jo me shprehje të tilla. Edhe për Berishën u diskutua dhe u vendos që Byroja të japë masën e tërheqjes së vëmendjes. Në këtë rast kemi pasur parasysh edhe moshën e zotit Berisha”.

Vendimi u morën në mbledhjen e byrosë së Kuvendit ku u shqyrtua edhe kërkesa e demokratëve për përjashtimin e kryeministrit Edi Rama.

“Nga zbardhja e procesverbaleve rezultoi që nuk përmbante gjuhë të urrejtjes, shkelje të etikës parlamentare dhe në këtë kuadër kërkesa u rrëzua”.

Deputetët që u ndëshkuan janë Gent Strazimiri dhe Flamur Noka. Pa praninë e opozitës, Byroja vendosi përjashtimin e tyre nga seanca plenare dhe punimet e komisioneve për 10 ditë. Nga ana e Nokës dhe Strazimirit ka pasur edhe veprime, hedhje në drejtim të foltores dhe të Kryeministrit të fletëve dhe sendeve të tjera tha zëvendkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!