Byro Politike/”Të ndryshohet ligji nëse shoqëria civile nuk nxjerr kandidat”

schedule21:36 - 13 Dhjetor, 2017

schedule 21:36 - 13 Dhjetor, 2017

Të ftuar në “Byro Politike” nga Juli Xhokaxhi: Preç Zogaj analist, Alket Hyseni deputet i PS-së, Aldo Bumçi deputet i PD-së dhe Arjan Curi gazetar, analist.

Diskutim për ngërçin e zgjedhjes së Prokurorit të ri të përgjithshëm të përkohshëm dhe mospjesmarrjen e opozitës në këtë proces.
Sipas Zogajt, është pozitiv momenti kur Rama fton Bashën për dialog për zgjedhjen e Kryeprokurorit, por në rastin konkret nuk ka kontekst, sepse dialogu nuk bëhet për çështje të zgjidhura qartë me ligj.

“Rama po mundohet të shfaqet si njeri i dialogut. Dialogu bëhet për të shmangur paragjykimin e këtij Prokurori të përkohshëm”.

Gjithashtu u tha se është në të mirë të opozitës që të mbajë një moment dialogimi, në mënyrë që të ketë një ndikim në zgjedhjen e Prokurorit.
Sipas deputetit të PD, ata janë për një zgjidhje konsesuale për zbatimin e ligjit dhe që kandidaturat të cilat vijnë, të zgjedhin më të mirën duke respektuar Kushtetutën dhe duke ndjekur procedurat e Kushtetutës.

Bumçi thotë se procedura e Prokurorit nuk është çështje ftesash, është në Kushtetutë, e cila percakton si zgjidhet Prokurori.

“Këtë fazë tani nuk e gjen në kushtetute dhe ligj. Të respektohet ajo dhe të ketë Vetting”.

Ndërkohë, Hyseni shprehet se nuk ka ngërç, por ka 2 momente juridike: Prokurorit aktual i mbaroi mandati, momenti i dytë është se Kushtetuta parashikon një organ që duhet ngritur (KLP) por që nuk është ekzistent.

Bumçi shprehet se fryma e gjyqësorit është që të shkëputej nga politika dhe njerëzit e inkriminuar por kjo nuk po ndodh. Prokurori është pjesë e themelit të shtetit.
Debati qendron ne faktin se Prokurori i përkohshëm do të ketë kommpetencë pezullimin, vlerësimin dhe inspektimin e prokurorëve të tjerë.

Sipas të ftuarve, për shkak të kësaj situate në të cilën ndodhemi, çdo lloj prokurori i ka duart e lidhura dhe nuk e prek dot dosjen “Habilaj” për shkak të vëmendjes së madhe mediatike.
Në përfundim Zogaj sugjeron që Prokurori i përgjithshëm i përkohshëm të zgjidhet dhe gjithashtu të funksionojë Byroja Kombëtare e Hetimit.

“Që të ketë zgjidhje duhet që mazhoranca ti qëndrojë fort zgjidhjes duke marrë përgjegjësitë dhe themelore. E rëndësishme është që i përkohëshmi të mos jetë pa limit”.

Ngërçi është tek shoqëria civile, nëse nuk nxjerr kandidat tjetër duhet që të ndryshohet ligji për këtë./abcnews.al