Byro Politike: Dhjetori i studentëve 2018

schedule21:25 - 12 Dhjetor, 2018

schedule 21:25 - 12 Dhjetor, 2018

Puntata e sotme e emisionit “Byro Politike” nga gazetarja Juli Xhokaxhi ishte e fokusuar tek protesta e studentëve dhe dita e 8 e saj. Të ftuar ishin studentët: Megi Mustafaraj studentet në Fakultetin e Shkencave Sociale, Mario Nesuri, student në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare, Erjola Rranga studente në Fakultetin e Drejtësisë, Altin Kola student i Fakultetit të Ekonomisë, gjithashtu dhe profesor Edmon Tupe, analisti Arjan Curri dhe artisti Robert Aliaj.

Fillimisht studentët treguan së çfarë kanë arritur deri tani me anë të protestës së tyre.

“Jemi në ditën e 8 të protestës. Anuluam VKM-në. Arritëm të bëjmë 8 kërkesat që nuk janë miratuar. U kërkua dialog, por ne nuk duam atë, duam të plotësohen këto kërkesa.”

Të pyetur nga gazetarja Xhokaxhi, studentët treguan synimet e tyre dhe se si i kërkojnë ata plotësimin e këtyre 8 kërkesave.

“Brenda dhjetorit të miratohej ulja e tarifave dhe karta e studentit. Kërkesat e tjera kuptohen që duan kohën e vet. ”

“Ne nuk pretendojme që këto të plotësohen sot për nesër, por jo të gjitha janë kërkesa që duan një kohë të gjatë për tu zbatuar. Shumë prej tyre janë premtuar vite më parë.”

“Metoda e kryeministrit është për t’ju shmangur gjërave. Plotësimit të kërkesave i qëndrojmë deri në fund.”

Profesor Tupe dha këndvështrimin e tij në lidhje me protestën dhe se ai e mbështeste këtë liri të tyre.

Tupe: “Janë më të lirë se sa ne të vjetrit. Mua më mbush me gëzim sepse studentët tanë nuk janë ata të para 10-15 viteve. Ata jetojnë në kushte psikologjike të caktuara dhe vuajnë. Kushtet që kanë në konvikt, çmimet që rriten, prinërit që fitojnë me pak janë të gjitha probleme. Revolta ishte shumë e justifikuar. Ata janë të vendosur dhe unë i përkrah. Unë nuk jam protestues por mbështetës.”

Curri reagoi mbi procedimin penal të shpërndarë në media ndaj Tupes dhe studentët treguan nëse kjo gjë i ka trembuar ata.

Curri:Shpresoj të mos jetë zyrtare kjo e Tupes sepse do të ishte e tmerrshme. Procedimi penal njoftohet personi dhe nxirret një njoftim zyrtar. Mundet të jetë e gjitha një lojë për të intimituar pedagogët dhe studentët.”

“Në fakt nëse hapin procese të tilla duhet të na arrestojnë të gjithëve.”

Gjithashtu u diksutua fakti i të mospasurit të një kryesie në protestë dhe se si kanë tentuar ti përçajnë.

Curri: “Të mospaturit një kryesi bëri që nga dje dhe deri sot protesta të ndahet në dy vende”.

“Nuk do e cilësoja ndarje, mospasja e një strukture të mirëfilltë bëri që të jemi aq shumë të pranishëm, qëllimi i të gjithëve është i njëjtë.”

Duke qenë edhe nga kokat e forumeve rinore kanë marrë fjalën, por nuk kemi lejuar që të ndodhë.”

“Kemi fillluar të identifikojmë stereotipët që mundohet të përçajnë. Qytetarët duhen të bashkohen.”

Tupe: “Kanë qëndruar jashtë në të ftohtë pa qëlluar me një gur. Nuk është e lehtë. Nuk kanë treguar asnjë shenjë agresiviteti. Hodhën vetëm disa vezë por veza ka hyrë në kodin se si zhvillohen protestat në botë.”

Pikë e rëndësishme diskutimi ishte edhe pasyrimi i kushteve të konvikteve nëpër të cilët studentët duhet të jetonë.

“I falenderojmë të gjithë ata që na kanë mbështetur në protestë. Në konvikt mund të lahesh nga lagështira e mureve. Mund të presësh 6 orë për ujë në dush dhe je me fat nëse gjen ujë të ngrohtë. Dhe këta kërkojnë negociata.”

Curri: “Ftojeni të jetojë 24 orë në konvikt”.

“Ne do të vazhdojmë të protestojmë. Ne jemi të bashkuar jo të përçarë. Nuk ka gjë më të bukur se sa të përkrahësh njëri-tjetrin. Vërtet jemi dy vatra, por këto mund ti shohim në vijë të drejtë dhe kushdo mund të na bashkohet.”

Studentët u pyetën nga paneli nëse ka ardhur koha që një grup udhehqës tashmë të krijohet?

“Të krijohet një reformë e re nga pedagogë dhe studentë. Me ata që e kanë vullnetin, ndershmërinë dhe moralin e duhur për ta bërë këtë gjë. Përveç 8 pikave tona na duhet dhe vullneti i pedagogëve.”

“Ne kemi grupe të caktuara për koordinimin dhe informimin dhe jo për përfaqësimin. Nesër do të jemi tek parlamenti.”

Curri: “Duke qene ne 2-3 vende të ndryshmë fuqia pakësohet. Ka ardhur koha që më të hedhurit mes jush të jenë të paktën një grup koordinuesish të nxjerrë lidera studentorë kjo protestë”.

Së fundi Aliaj dha mbështetjen e tij për studentët dhe ata kërkuan mbështetje nga qytetarët në protestën e nesërme.

Aliaj: “Jam atje me zemër dhe për ta mbështetur. Këta janë ata që do ta ndryshojnë Shqipërinë. Jemi infantilë nga të kuptuarit e demokracisë dhe jemi në këtë kaos që lexohet në mënyrë të mrekullueshme që dalin dhe nuk kanë një lider. Nuk është në natyrën time të hedh vezë dhe gurë. Unë kam qenë në plestër”.

“Ne kemi provuar se shumë qytetarë na mbështesin. Çdokush është i ftuar të na bashkohet dhe të protestojë ndaj të drejtës për një arsimim të mirë.”

“Protesta do të vazhdojë dhe ne i bëjmë thirrje të gjithëve.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!