Bypassi i Vlorës, ARRSH firmos kontratën për nisjen e punimeve

schedule11:20 - 9 Nëntor, 2018

schedule 11:20 - 9 Nëntor, 2018

Në përfundim të procesit të procedurave konkuruese për përzgjedhjen e kompanisë kontraktore që do të kryejë punimet për ndërtimin e Bypass-it të Vlorës, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nënshkruar kontratën me kompaninë kontraktore shqiptaro-italiane “Gener 2 & Impresa Ing.E.Mantovani”, për nisjen e punimeve në këtë bypass, kontratë e cila ka vlerën e financimit prej 35.8 milionë euro.
Lajmin e bëri të ditur Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë e cila theksoi se kompania kontraktore do të nisë punën në terren duke ringritur kantierin dhe vazhduar investimin për realizimin e kësaj vepre të rëndësishme infrastrukturore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!