Bylykbashi: Zgjedhjet, qeveria të subvecionojë mjetet e identifikimit për votuesit

schedule13:13 - 3 Mars, 2020

schedule 13:13 - 3 Mars, 2020

Përfaqësuesi i opozitës dhe ish-deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi, ka kometuar draftin  e propozuar këtë të martë nga opozita për financimin e partive politike ku ka theksuar se kjo është mënyra e vetme për të shmang kapjen e zgjedhjeve të lira.

Ndër të tjera në deklaratën e tij për media Bylykbashi është shprehur se me paketën e re bëhet e mundur forcimi i makanizmit të kontrollit, mbi deklaratat e partive për shpenzimet në një fushatë elektorale.

“Është një risi në propozimin tonë që ato që kanë marrë para përmes tenderave nuk mun dtë financojnë dhe kush financon subjektet politike nuk mund të marrë tendera apo subvencione nga shteti. Kjo do të na ndihmojë për ta shkëputur kapjen e zgjedhjeve nga shteti. Ne forcojmë mekanizmat e kontrollit, mbi deklaratat e Partive që shpenzojnë shuma marramendase për reklama. Shqetësimi i madh në lidhje me manipulimin e listave të zgjedhjeve që manipulohen nga kryetarët socialistë të bashkive me urdhrin e qartë që vjen nga kryeministri për të fituar 800 mijë votat që i duhen. Duke tranferuar zgjedhesit nga Tirana, Elbasani, Durrësi etj, vetëm që kandidatët që zgjedh qeveria të jenë ato”, tha Bylykbashi.

Ndër të tjera në fjalën e tij ai ka theksuar se një ndër çështjet që do të trajtohet në reformën zgjedhore do të jetë dhe pajisja e qytetarëve me kartë identiteti.

“Kuptuam që qeveria nuk ka asnjë masë që zgjedhësit të votojnë aty ku kanë vendin dhe nuk kanë marrë asnjë masë për pasjisjen e qytetarëve me një dokument identifikimi pasi shumë zgjedhësve ju ka skaduar tashmë mjeti i identifikimit. Shumë nga zgjedhezit në pamundësi ekonomike do të penalizohen. Nëse në 2009 qeveria e Berishës bëri maksimumin sot kjo reformë zgjedhore do të bëjë të pamundurën që ta trajtojë këtë çështje”, është shprehur ai.

Pretendimi i Bylykbashit për të pajisur të gjithë qyetarët me karta identiteti, është komentuar ng aGjiknuri i cili është shprehur se ministria e Brenshme po kujdeset që çdo qytetar të jetë i pajisur me një mjet identifikimi.

“Këto janë deklarata politike nga përggjigjet që u dha nga autoritetet e ministrisë së Brendshme kapacitetet aplikuese shtrirëse janë më të mëdhajat që kanë qenë ndonjëherë në territorin e shqipërisë. PD i është kërkuar një shifer per zgjedhësit që janë pa asnjë mjet identifikues kemi kemi kohë të mjaftueshme për të bërë fushata pse jo dhe përmes fushatave të tjera nxitëse për pajisjen me dokument identifikimi”, tha Gjiknuri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!