Bylykbashi: Zgjedhjet e 25 prillit nuk ishin të lira, SPAK nuk goditi blerjen e votës

schedule11:39 - 20 Tetor, 2021

schedule 11:39 - 20 Tetor, 2021

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi duke komentuar raportin vjetor të Komisionit Europian për Shqipërinë, u ndal tek çështja e zgjedhjeve të 25 prillit.

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit, Bylykbashi theksoi se zgjedhjet e 25 prillit nuk ishin as të lira dhe as të ndershme, duke iu përgjigjur leximit të bërë nga maxhoranca për raportin.

Deputeti demokrat shtoi se zgjedhjet u zhvilluan pas ndryshimeve të njëanshme të maxhorancës për marrëveshjen e 25 prillit. Sipas tij, SPAK nuk goditi shtit-blerjen e votës, ndërkohë që ishte një nga garancitë e marrëveshjes.

“U dëgjuan këtu citime të shkurtra në lidhje me zgjedhjet. Dëgjova edhe nga krahu i qeverisë për raportin më të mirë për zgjedhjet. Në fakt vetëm kjo nuk është e vërtetë. Në vitin 2009 ka qenë raporti më i mirë për zgjedhjet nga OSBE. Ky raport flet për cënim të drejtës për votim të fshehtë dhe të lirë. Për abuzim masiv m burimet shtetërore, kontroll mbi zgjedhësish. Problem mbetet shitblerja e votës dhe nuk km i dënim. Këto zgjedhje nuk ishin as të lira dhe as të ndershme.

Lexo edhe: Soreca: Duhen hetime për rrjedhjen e të dhënave personale

Atë që thotë OSBE, këto zgjedhje nuk ishin të lira sepse kësaj radhe kishte më shumë se një mekanizëm për kontrollin e votës. Këtë e thotë OHIHR. E kemi thënë ne është provuar. Zgjedhjet nuk ishin të ndershme. Korniza duhet të jetë e gjithë pranuar. Çfarë ndodhi? Më pas asaj që prodhoi marrëveshja e 5 qershorit, që ashtu siç ishte, ishte e pamjaftueshme. Kemi ndryshime të sistemit zgjedhor në mënyrë të njëanshme. Për rrjedhojë vetëm të lira dhe të ndershme nuk ishin ato zgjedhje. 2021 është rikonfirmin. Në 2009 zgjedhjet arritën shumicën standarde, në 2013 arritëm ne. Kemi ndërhyrje të shtetit në sistemin zgjedhor. Këto zgjedhje janë prova që administrata publike është e politizuar.

Kemi shitblerjen e votës përballa asaj që me reformë zgjedhore në letër shtuam garancitë për të goditur këto. SPAK-u nuk e bëri,” u shpreh ai.

Gjithashtu,  gjatë fjalës së saj duke3 kome3ntuar raportin, deputetja e PD, Albana Vokshi theksoi se vota nuk ishte e lirë.

“Bazuar në raportet, vota nuk ishte e lirë. Pse? Sepse u përfshi krimi i organizuar, paratë e korrupsionit, vota u shantazhua. Ne nuk kishim përballë forcën politike, kishim patronazhistët, qytetarët ishin vulnerabël. Çdo qytetar shqiptar ishte vulnerabël, edhe sot çdo familje është e tillë para bandave, para kompanive. Mendoni pak po të kishin dalë të dhënat personale në Italia apo në një tjetër vend të Evropës. Do kishte rënë shteti, do ishte rrëzuar. Ndaj kjo skemë duhet shkatërruar, të hetohet çdo person që ka qenë i përfshirë,” u shpreh ajo. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!