Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka bërë një krahasim sa i përket grupit parlamentar të PD 2013-2017-të dhe grup[it parlamentar pas vitit 2017-të.
Bylykbashi tha në “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, se në vitet e para kishte një grup parlamentar ku kishte debat të fortë, madje deputetë që vinin në vështirësi BAshës.
Ndërsa shtoi se pas vitit 2017-të “vdiq” debati në PD, pasi askush më nuk e kundërshtonte Bashën.
“Në vitin 2013-të ka patur debat. Unë mbaj mend që patozi, Bode, Topalli, Bregu e vendosnin Bashën në një pozitë shumë të vështirë. Kam parë një grup parlamentar ku debati ishte debat, pas vitit 2017-të kur ai i sheshoi, nuk kishte më debat”, tha Bylykbashi.
/T.H/Abcnews.al/