Bylykbashi: Rama nuk është i gatshëm për dialog

schedule18:41 - 5 Mars, 2019

schedule 18:41 - 5 Mars, 2019

Për ish-deputetin e PD-së Oerd Bylykbashi, dialog me Edi Ramën opozita nuk do të pranojë. Ai madje tha se Kryeministri nuk është i gatshëm për të hyrë në dialog.

“Së pari PS duhet të kuptojë se ka një trashëgimi të dikurshme madje duke ndërruar kryeministra arrinte të adekuonte një situatë të rëndë. Ky koncept me Edi Ramën nuk ekziston. Edi Rama thotë se do marr pushtetin në 61 bashki, do ndërroj Kodin Zgjedhon në mënyrë të njëanshme, mendoni se ju se Rama është i gatshëm për dialog?! Ai është personi i fundit për një negociatë apo dialog. Ne nuk na intereson pushteti në tavolinë dhe pushteti vjen nëpërmjet zgjedhje. Këtë e prodhojnë vetëm zgjedhjet e parakohshme pa Ramën”.

Më tej ai ka paralajmëruia për një tërmet të madh ku lëkundjet e të cilit sapo janë ndjerë në politike.

“Fakti që ka ndodhur një zhvillim kaq i madh politik me pasoja tektonike dhe tërmet sapo kanë filluar dhe Rama nuk mund të qëndrojë dot. Kjo ngrehinë shpejt do të bjerë. Tërmet vetëm kanë filluar dhe më i madhi nuk ka ardhur ende”.

E ndërsa kritikët e konsiderojnë si precendet aktin e ndërmarrë nga opozita për djegien e mandateve, demokrati tha se:

“Është një precedent i cili i tregon kujtdo autokrati apo kujtdo politikani që ka në kokën e tij që mund të qeverisë në kokën e tij në të ardhmen, nuk ka rëndësi i djathtë apo i majtë. Por nuk mund të qeveriset në këtë formë duke kapur të gjitha pushtetet, duke prishur ndarjen e pushteteve. që është baza themeli i çdo sistemi demokratik, ndarja e pushteteve. Veç gjyqësori, veç ekzekutivi, veç parlamenti dhe pushtete të tjera të pavarura përfshirë median. Nëse i kap të gjitha situata vjen aty ku vjen edhe një herë nevoja për rrëzim busti. Kësaj radhe është radha e bustit të Edi Ramës si figurë.  Precedenti është ky. Kush mendon se mund të qeverisë në të ardhmen njësoj me Edi Ramën do të bie. Bie dhe bie keq për të mos u kthyer më. Ky politikan do të zhduket përfundimisht si model, jo vetëm si individ nga skena politike shqiptare. Dhe këtë do ta bëjnë shqiptarët, do ta bëjnë edhe të majtët, do ta bëjnë edhe socialistët. Do jetë precedenti që do u tregojë shqiptarëve që si mund të qeveriset në mënyrë që të arrijnë në BE”.

I pyetur nëse opozita do ishte e gatshëm të ulej në dialog ku ndërmjetësuar të ishte Meta, Bylykbashi u shpreh se nuk është momenti që flitet për dialog.

“Jo dialog pa kuptuar se kush janë problemet është e kotë të diskutohet për dialog. Meta ka një rol të tij. Nëse Rama thotë se e kam partinë legjitime dhe parlamenti legjitim dhe ne kërkojmë negociator për një gjë që nuk ekziston. Të flasim për këtë  është sikur flasim për kotë mirë kur bie shi. Të vetmet për zgjidhej e kësaj krize janë zgjedhjet e parakohshme me një qeveri e cila nuk e ka Ramën brenda”.

Gjithashtu ish-deputeti ka folur për protestë që pritet të mbajë opozita më 16 Mars, përpara Kryeministrisë.

“Është një etapë shumë e rëndësishme dhe do demonstrojë fuqinë në rritje të opozitës shqiptare. Njerëzve u ka ardhur shpirti në majë të hundë. Më 16 Mars do jetë një demonstrim i madhe që ka opozita. Fjala ka mbaruar koha dhe sot Rama nuk ka institucion tjetër që ti vëre fre përveç protestave të madha para zyrës së tij”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!