Në situatë bojkoti parlamentar, opozita ka deklaruar se puna në komisionin e reformës zgjedhore vijon. Në një intervistë për ABC News bashkëkryetari i komisionit elektoral Oerd Bylykbashi ka deklaruar se puna tashmë ndodhet në një fazë teknike ekspertësh për draftimin e ndryshimeve të diktuara nga çështjet prioritare për adresim.
Ka dy momente kur demokratët janë pjesmarrës në institucionin ligjvënës në vend, prej nisjes së sesionit parlamentar në shtator. I pari, ai që kushtëzon bojkotin ndaj Kuvendit, propozimi i grupit parlamentar demokrat për ndryshimet kushtetuese, që do të shtrinin procesin e Vettingut në politikë.
“Një aspekt tjetër i rëndësishëm ku kemi vazhduar pjesmarrjen është reforma zgjedhore. Në këtë fazë komisioni i reformës i ka dhënë detyrat e tij ekspertëve dhe ata janë në diskutime për zgjidhje që kanë nevojë për vendimarrje politike kur të vijë momenti. Diskutimi publik politik është kryer, sot është moment zgjidhjesh teknike ndaj nuk ka proces”.
6 janë çështjet prioritare për t’u adresuar, të identifikuara pas një serie tryezash të këtij komisioni, por për bashkëkryetarin demokrat të reformës zgjedhore Oerd Bylykbashi,në fund nuk është çfarë shkruhet në Kod ajo që përcakton standardin e zgjedhjeve.
“Hedhja e fletëve në kuti nuk bën zgjedhje. standardi zgjedhor është i që garanton zgjedhjet. Nuk ka rëndësi sa mirë do zbatohet mbushja e saktë e procesverbaleve të votimit sa kohë blihen votat, mbushen kutitë, votojnë emigrantët pa ardhur në Shqipëri. Se ku do dalë varet nga vullneti poltik i mazhorancës që deri sot nuk tregon asnjë vullnet për zgjedhje demokratike. Pavarësisiht çdo arrijmë të shkruajme në kod nëse arrin të bëhët, por puna vazhdon, çdo gjë bëhet nul në momentin që lidhja kryeministër–ministër-kreytar bashkie- drejtues të grupit parlamentar kanë lidhje me krimin”.
Në funksion të mbajtjes gjallë së kësaj lidhjeje, që për demokratët i ka siguruar pushtetin Rilindjes, kjo e fundit bëri edhe lëvizjen e rradhës me Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, thekson Bylykbashit.
“Mazhoranca përdori qëllimin e saj politik. Qëllimi politik i mazhorancës është kapja e cdo institucioni të pavarur. Ajo e tregoi haptazi që donte të kapte KQZ dhe e kapi. E them sepse ligji e parashikon qartë, mazhoranca në çdo kohë s’mund të ketë më shumë e as më pak se 2 antarë. sot de facto mazhoranca, Partia Socialiste ka 4 anëtarë”.
Kjo nuk ndalon organizimin e procesit zgjedhor, nëse ka vullnet politik që e çon përpara, sipas Bylykbashit.
“Ka një KQZ sot, por fakti është se është krejt jashtë balancës politike të trupës”.
Kapja e KQZ-së, si e quan demokrati në krye të komisionit të reformës zgjedhore, vjen me qëllim mbylljen dhe fshehjen e asaj që mazhoranca ka tashmë standart elektroal, sipas Bylykbashit, regjimin e bandave kriminale dhe rreshterëve politik në terren ditën e zgjedhjeve./abcnews.al