Bylykbashi: Po gënjeni shqiptarët, s’ka në Kushtetutë bashkëqeverisje, por qeverisje

schedule11:52 - 15 Dhjetor, 2021

schedule 11:52 - 15 Dhjetor, 2021

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi e ka cilësuar si anti-kushtetues ligjin e Bashkëqeverisjes. Në Komisionin e Ligjeve, ku po diskutohet dekreti i Presidentit për kthimin këtij ligji, Bylykbashi tha se nuk ekziston në Kushtetutë koncepti i bashkëqeverisjes, por i qeverisjes.

Sipas tij maxhoranca po tenton që me anë të këtij ligji të bëjë palë në keqqeverisje shqiptarët. Bylykbashi thotë se ligji nuk zgjidh korrupsionin, por është instrument kontrolli i kryeministrit.

“Nuk ekziston në Kushtetutë koncepti i bashkëqeverisjes, po ai i qeverisjes. Ju keni marrë një mandat, të vjedhur, masakruar, të maskuar. Tre mandate dy janë prova pse keni ardhur te ky ligji ju që do të thotë jeni të paaftë. Koncepti i bashkëqeverisjes nuk ekziston. Ju duhet të jepni llogari me votë, sigurisht që  keni zgjidhur dhe çështjen e votës.

Sistemi i patronazhimit, sistemi i mosndëshkimit, përdorimi i çdo resursi shtetëror jua zgjidhi këtë problem ju deri më sot. I bëni palë shqiptarët në keqqeverisje dhe në fund u mbyllin gojën me punë dhe lekë. Le të mos i gënjejmë shqiptarët me një ligj që në vetvete, nëse do të kishim futur instrumenta pa ligj që të përmirësonit fluksin e informacionit dhe të përmirësonin vendimarrjen, këto janë detyra që nuk kanë nevojë për ligj, do të ishte gjë e mirë, por kjo jo. Kryeministri kur i ka ministra të korruptuar dhe të paaftë i duhet një instrument kontrolli. Nuk mund të na e shisni si arritje. Pas 4-5 vitesh do i shihni pasojat. Nuk e zgjidh ky as korrupsionin, as paaftësinë. Merrni guximin dhe i thoni jo njëherë kryeministrit. Është ligj anti-kushtetues. Uroj që gjykata kushtetuese të ngrihet në nivelin e guximit. Por detyra jonë sot është që të pranojmë dekretin e presidentit”,-deklaroi deputeti. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!