Opozita nuk tërhiqet, Bylykbashi: Të gatshëm për diskutimin e hapjes me 100% të listave

schedule15:30 - 28 Korrik, 2020

schedule 15:30 - 28 Korrik, 2020

Ka përfunduar pas tre orës  diskutime sërish pa konsensus mbledhja e Këshillit Politik. Përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili në deklaratën e tyre për mesit kanë theksuar se ato nuk tërhiqen nga vendimi i tyre për listat e hapura.

Bylykbashi ka thënë se maxhoranca nuk ka pranuar kërkesat e tyre dhe bën fajtore atë për mos arritjen e një marrëveshje.

Sipas tij nëse maxhoranca bën ndryshime të njëanshme marrëveshja e 5 qershorit rrëzohet, duke shtuar se formula e koalicioneve është e konsoliduar dhe nuk ka krijuar asnjë problematikë.

LEXO EDHE: Gjiknuri për koalicionet: Sillni një model të vendeve perëndimore dhe e implementojmë

Në mbledhjen e sotme kërkuam nga maxhoranca që të deklarojnë nëse janë në parim dakord për listat 100% të hapura dhe të ruhet formula e koalicioneve dhe e shpërndarjes së mandateve siç është sot. Por u ndeshëm me një refuzim nga ana e maxhorancës, ne e kemi bërë të qartë që veprimet e njëanshme prishin marrëveshjen e 5 qershorit. Ne kemi kërkuar që të bëjmë një marrëveshje për hapjen e listave dhe të mos preken koalicionet. Ne kërkojmë që të gjitha ndryshimet të bëhen dhe me ekspertizë ndërkombëtare. Ne kemi një model të koalicioneve që është konsoliduar dhe nuk ka asnjë problematikë dhe nuk ka pse të ndryshohet, por është vetëm një kërkesë e Ramës për të mos lejuar qytetarët të votojnë. Edi Rama ka frikë nga koalicioni i opozitës së bashkuar, ne jemi gati të vijojmë me dialog”, tha Bylykbashi.

Nga ana tjetër Vasili në fjalën e tij ka theksuar se mazhoranca qëllimi i vetëm është që të heqë koalicionet jo të hapë listat.

Desha të sqaroj dhe të jem transparent se në 6 muajt e këtij komisioni në këtë sallë kurrkush as nga PS-ja dhe as nga përfaqësuesit e tjerë nuk është thënë dhe nuk është kërkuar që të flitet për koalicionet parazgjedhore i vetmi argument ka qenë sensibiliteti me listat e hapura. Opozita thotë qartë po hapjes 100% të listave dhe jo me 2/3 dhe 1/3 që janë sërish të mbyllura dhe lojë e Ramës por ne shprehemi për këtë [ikë. Dhe në mbledhjen e sotme dhe të mëparshme ndryshimet e njëanshme janë produkt i PS”, është shprehur Vasili./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!