Bylykbashi: Kolegji i Kryetarëve sajesë e Bashës, vihet në vështirësi nga deputetët

schedule19:57 - 15 Mars, 2022

schedule 19:57 - 15 Mars, 2022

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi e ka cilësuar si sajesë të Lulzim Bashës, Kolegjin e Kryetarëve. Kjo strukturë, që përbëhet nga kryetarët e degëve duket se është e vetmja që mbështet Bashën, duke kundërshtuar largimin e këtij të fundit pas humbjes në 6 mars.

Sakaq, në studion e “Radar Informativ” me Juli Xhokaxhi, Bylykbashi tha se Basha krijoi këtë kolegj për të zhbërë fuqinë e grupit parlamentar. Demokrati thekson se asokohe, deputetët kritikë të tij si Jozefina Topalli, Ridvan Bode apo Majlinda Bregu e vinin në vështirësi.

Lexo edhe: Bylykbashi, deputetëve të PD: Basha i shkarkuar, s’kemi pse i kërkojmë dorëheqjen

“Kolegji i Kryetarëve është një sajesë e Lulzim Bashës për të zhbërë fuqinë e grupit parlamentar, ai filloi të sajonte mbledhje të përvbashkëta të grupit të deputetëve me kolegjin e kryetarëve. Për të zhbërë fuqinë e grupit parlamentar për ta tretur filloi ti mblidhet bashkë, për ti bërë deputetët më pak të rëndësishëm. Deputetë i shkaktonin problem atij. Deputetë Topalli, Bode, Bregu e vinin në një situatë të vështirë Bashën dhe ai donte ta zbuste këtë efekt të grupit parlamentar. Statuti i 11 Dhjetorit e ka hequr Kolegjin e Kryetarëve”, tha Bylykbashi. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!