Deputeti demokrat i qarkut Durrës Oerd Bylykbashi, nga terreni i përmbytur i zonës bregdetare, kërkesën e llogarisë e kërkoi nga qytetari i parë i Durrësit. Bylykbashi përmes rrjetit social facebook theksoi se kryetari i Bashkisë, Vangjush Dako, jo vetëm nuk ka ndihmuar, por ka përkeqësuar situatën në qark duke abuzuar me fondet për t’i përdorur për betonizim e jo pastrimin e kanaleve. Oerd Bylykbashi ka shpërndarë edhe disa foto përmes të cilave dokumenton situatën në Sukth dhe Katund të Ri.
Ky është viti i dytë radhazi që kjo zonë përmbytet sipas informacionit të deputetit democrat. Por kjo është vetëm një rezultat i pritshëm sipas tij, kur 8 milion euro shpenzohen në beton për të ndërtuar Velierën në qendër të qytetit.
Ende pa marrë asnjë qindarkë nga dëmshpërblimi i premtuar për përmbytjen e vjetshme, këtyre banorëve u erdhi përmbytja përsëri – përmbyll Oerd Bylykbashi në postimin e tij në Facebook./abcnews.al
https://youtu.be/mlHHQ1RPyic