Oerd Bylykbashi paralajmëron prova të forta për manipulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Ish- deputeti demokrat tha në studion e ABC News se kushti kryesor për të shkuar në zgjedhje të lira e të ndershme, sipas tij, mbetet largimi i kryeministrit Rama.
Vazhdojnë të mbledhin fakte nga e gjithë Shqipëria që të në fund të vërtetojnë pretendimet se zgjedhjet e 30 qershorit janë manipuluar në të gjithë Shqipërinë. Reagimet do të jenë të forta nga ndërkombëtarët paralajmëroi nga studio e ABC News ish deputeti demokrat Oerd Bylykbashi.
Hartimi i një kodi zgjedhor nga mazhoranca socialiste do ta fundosë më shumë kryeministrin e do të thellojë më tej krizën politike sipas Oerd Bylykbashit.
Data e ligjshme për zgjedhjet vendore është 13 tetori nënvizoi ish deputeti demokrat duke iu kundërpërgjigjur me data deklaratave të mazhorancës se 30 qershori ishte afati i vetëm kushtetues.
Megjithatë nuk janë të gatshëm të shkojnë drejt këtyre zgjedhjeve demokratët nëse nuk plotësohet kushti kryesor: largimi i kryeministrit Edi Rama. Me këtë i përgjigjet edhe atyre që e shohin presidentitn me flamurin e opozitës në duar.
Megjithatë Oerd Bylykbashi nuk mohon ligjshmërinë e dekretit të presidentit për datën e re të zgjedhjeve, por rrëzon sipas këndvështrimit të tij 9 akuzat e komisionit hetimor për shkarkimin e kreut të shtetit.
Dhe do të jetë ODIHRI e të tjerë që nuk do të lejojnë më të tilla zgjedhje deklaron ish deputeti Partisë Demokratike. /ABC News Albania 24/7