Bylisit i rikthehet Bicaj, Tiranës i rrezikojnë gjashtë

schedule14:13 - 20 Tetor, 2019

schedule 14:13 - 20 Tetor, 2019

Bylisi do të përballet me Tiranën në shtëpi në mesjavë, ndërkohë që për trajnerin Veljko Dovedan do të rikthehet i gatshëm qendërmbrojtësi Ditmar Bicaj. Lezhjani u ndëshkua me karton të kuq kundër Laçit dhe mungoi në sfidën ndaj Luftëtarit.

Shtatlarti pritet të rikthehet titullar ndaj ish-skuadrës së tij, ndërkohë që mbetet për t’u vlerësuar gjendja e sulmuesit Saliou Guindo. Dje u largua me autoambulancë nga stadiumi, por nuk ka ndonjë gjë serioze dhe me shumë mundësi do të jetë i gatshëm.

TË RREZIKUARIT – Nga ana tjetër Tirana nuk do të ketë asnjë të pezulluar për ndeshjen me ballshiotët. I vetmi i ndëshkuar në ndeshjen me Laçin ishte sulmuesi anësor, Elton Cale. Braziliani, autor i golit të fitores për bardheblutë, tashmë numëron tre kartonë të verdhë.

Ai, së bashku me pesë lojtarë të tjerë rrezikojnë të humbin ndeshjen me Luftëtarin. Eni Imami, Idriz Batha, Michael Ngoo, Jurgen Çelhaka dhe Grent Halili kanë nga tre kartonë të verdhë. /abcnews.al