Bylisi, të fshehtat e qytetit antik – Vetting

schedule16:34 - 20 Qershor, 2020

schedule 16:34 - 20 Qershor, 2020

Bylisi, qyteti Ilir i themeluar rreth vitit 350 para Krishtit, ishte një prej qyteteve më të mëdha e më të bukura ilire.

Profesor Neritan Ceka, një prej arkeologëve të shquar shqiptarë, që prej vitesh ka kryer gërmime në qytetin antik të Bylisit na tregon se si zbulimet e arkeologëve shqiptarë dhe të huaj, hedhin dritë mbi historinë e ndërtimit dhe zhvillimit të qytetit ilir; na tregon qytetin Ilir ku kishte teatër, stadium, qendër qyteti, gjimnaz, katedrale, shëtitore e ndërtesa të bukura; na tregon gjithashtu se si ministria e kulturës shpërdoron fondet që vijnë nga BE për qytetin ilir, duke i kaluar nëpër duar këshilltarësh që vijnë nga paradhomat partiake.

Ceka i përgjgijet edhe studiuesit italian Vittorio Zgarbi, i cili vizitoi pak ditë më parë Bylisin dhe prej andej tha se është qytet grek.

Për më tepër ndiqni më sipër specialen e gazetares Luljeta Progni për emisionin “Vetting”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!