Bylisi kthen me këmbë në tokë Erzenin, e thyen me “poker”

schedule16:51 - 30 Shtator, 2022

schedule 16:51 - 30 Shtator, 2022

Erzeni bie në Ballsh, aty ku pësoi golin dhe humbjen e parë në Superiore në javën e gjashtë të kampionatit. Bylisi festoi me rezultatin 4-1 dhe ngjitet për momentin në vendin e dytë.

Skuadra mallakstriote e zhbllokoi ndeshjen që në minutat e para, kur Xhonathan Lajthia ndëshkoi ish-skuadrën e tij. Më pas për Bylisin shënoi edhe Luis Kaçorri dhe pjesa e parë u mbyll 2-0.

Vendasit e nisën mirë edhe pjesën e dytë, duke shënuar edhe goli e tretë me anë të Anthony Beji. Erzeni reagoi dhe me një goditje me kokë braziliani Enck ndëshkoi Bylisin.

Gjithsesi në fund pati edhe një tjetër gol, nga Souza, i cili vulosi pokerin për ballshiotët që i kanë bërë një nisje të mirë kampionatit.

BYLISI-ERZENI 4-1
LAJTHIA 7’, KAÇORRI 25’, BEJI 58’, SOUZA 89’ / ENCK 70’