Bylisi humbet pas dhjetë javësh, Erzeni thyen Burrelin dhe i bëhet “rrodhe”

schedule15:34 - 24 Nëntor, 2021

schedule 15:34 - 24 Nëntor, 2021

Bylisi ka pësuar humbjen e parë në javën e dhjetë të kampionatit. Ballshiotët ranë ndaj Shkumbinit, që shënoi dy herë me Maganin dhe sulmuesin Barbosa.

Nga humbja e Bylsit ka përfituar vetëm Erzeni, që mposhti në shtesë Burrelin me golin e Raboshtës dhe tani diferenca mes dy skuadrave bëhet pesë pikë.

Korabi dhe Tomori nuk kanë përfituar dot, pasi barazuan pa gola kundër Lushnjës dhe Butrintit. Edhe Besa bëri hap fals, pasi u mposht nga Tërbuni me golin e Vilfor Hysës.

Apolonia ka marrë tre pikët dhe ishte e detyruar, pasi priste skuadrën e Turbinës që synon mbijetesën në të Parën. Sota e Maksuti ishin shënuesit e golave për fierakët.

Besëlidhja gjithashtu vazhdon të marrë pikë të rëndësishme, këtë herë ndaj Maliqit në transfertë ku vendimtarë ishin sulmuesit Danaj.

Vora gjithashtu mban veten me shpresa, pasi mposhti 3-0 Pogradecin. Mashi realizoi dygolësh dhe një tjetër që shënoi ishte Kovaçi.

KATEGORIA E PARË – JAVA 10

Apolonia-Turbina 2-0
(Sota 66′, Maksuti 73′)

Shkumbini-Bylis 2-0
(Magani 36′, Barbosa 58′)

Maliqi-Besëlidhja 2-3
(Kame 56′, Demollari 75’/ Rub. Danaj 39′, Red. Danaj 48′, 92′)

Tërbuni-Besa 1-0
(Hysa 33′)

Tomori-Butrinti 0-0
()

Lushnja-Korabi 0-0
()

Vora-Pogradeci 3-0
(Mashi 5′, 71′, Kovaçi 62’/ )

Erzeni-Burreli 1-0
(Raboshta 92′)

/ abcnews.al